Lladrovci: Dikush po i fshin duart për murrizi
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka komentuar situatën aktuale të partneritetit qeveritar, pas shkarkimit të Ministrit Veliu dhe deklarimit të Avdullah Hotit, duke paralajmëruar fundin e koalicionit.
Ai po ashtu, ka komentuar emërimin e shumë zëvendësministrave nga Drenasi, por mungesën e ministrave.
Ja postimi i z. Lladrovci:
Dy komente në kohën e virusit
Partneriteti politik ka edhe kthesa. Kam frikë se ata që po e kritikojnë Kryeministrin, siç ka fillue, mëngjesi nuk i zë në pozitat aktuale. Jam kurioz ta di veprimin e Profës, po që dikush ka filluar me i fshi duart për murrizi, ka fillu.
Në historinë e shtetit tonë, Drenasi po shquhet me zëvendës ministra. Do me vota, do pa vota. Në zgjedhjet e ardhme, Drenasi do të nxjerr ministra meritor, me votë, me dije, me përvojë. Dihet, forca e bën fuqinë!/FaktePlus