Lladrovci dhe Ahmeti ngucen për taksën 10 euroshe
Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, e ka ngacmuar kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti për taksën 10 euroshe.
Lladrovci i tha Ahmetit, se pagesa për autostradën që i takon Drenasit, do të bëhej në Golesh.
Ai theksoi se pagesa shoqërohet me një lojë të njohur si “guxhas” ose “Pitpidak”, si dhe dy orë pakim tek stadiumi nacional.
“Sonte e takova Kryetarin e Prishtinës, Shpendin, mikun tim, dhe ishte rast ta trajtojmë në shpejtësi çështjen e taksës për parking. Pagesa për autostradën që i takojnë Drenasit, do të mund të bëhej në Golesh, do të vlente edhe për një lojë guxhas ose pitpitak, si dhe për parkim dyorësh te Stadiumi nacional. Për pengesa, ia kemi marrë dorën moti!”.
Edhe kreu i Prishtinës nuk qëndroi duarkryq.
Shpend Ahmeti i kërkoi kreu të Drenasit që ta gjejë një objekt ku mund të bëhej Konsullata e Prishtinës.
“Ramiz Lladrovci, kryetar a ma gjen një ndërtesë në Drenas për konsullatë të Prishtinës në komunën tuaj. Procedura për viza është gati. Se doni me na marr krejt”.