Lladrovci: As në mandatin tjetër, nuk do të lejoj sekser e as keqbërës të luaj me tatimpaguesit tanë
Ramiz Lladrovci, kandidati për Kryetar të Drenasit ku njëherit është edhe kryetar actual i kësaj komune, ka vizituar sot fshatrat Shtuticë, Polluzhë Damanek dhe Bytyq.
Ai nga atje së bashku me kandidatët për asamble komunale ka shpjeguar punën dhe prgramin për qverisjen e ardhshme.
Ai tha se edhe në mandatin e radhës nuk do të lejohet keqbërja.
Reagimi i plotë i Lladrovcit:
Në lagjet e Shtuticës, Polluzhës, Damanekut dhe Bytyç, takova qytetarët me asamblistët e këtyre bastioneve të PDK-së, Fatmir Baliu, Leutrim Kastrati dhe Egzona Jetullahu, në takime shpjegova punën tonë dhe synimet për mandatin e ardhshëm qeverisës.
Qeverisja me prioritetet e qytetarëve, më bën edhe krenar edhe ballhapur, sepse, ata kanë përcaktuar prioritetet tona, ku unë kam qëndruar në bashkëpunim me ta, për çdo lëshim, kam përdorur ligjin për të zbatuar standardet në çdo projekt.
Po ashtu, kam theksuar se qeverisjen në Drenas e bëj unë, me ligj. As në mandatin tjetër, nuk do të lejoj sekser e as keqbërës të luaj me tatimpaguesit tanë, as me vlerat e barazisë para ligjit, mundësitë dhe gjasat e barabarta.
Barazia para ligjit është kusht pa të cilin nuk funksionon komuna e as shteti ynë. Në takime, u konfirmuan realizimi dhe tejkalimi i premtimeve tona. Do të vazhdojmë t’i tejkalojmë premtimet edhe në mandatin tjetër.
Faleminderit për mikpritjen dhe respektimin e plotë të masave anti covid.
Bashkë për Drenasin!