Liverpoolit do t’i jepet titulli nëse sezoni përfundon tani në Premierligë
Federata Angleze ka vendosur të pezullojë Premierligën deri më 3 prill, por nuk dihet nëse pas kësaj date do të vazhdojë ky sezon, dhe gjithçka varet nga situata që do të jetë në Angli dhe Evropë, ku koronavirusi po vazhdon të përhapet.
Nëse përhapja e koronavirusit vazhdon të jetë e madhe, sezoni në Premierligë mund të quhet i përfunduar, edhe pse nuk ka asnjë rregull që saktëson se çfarë ndodh me sezonin e anuluar.
Liverpool janë liderë të Premierligës me 25 pikë më shumë se Manchester City, duke qenë larg titullit vetëm dy fitore.
Në mediet angleze raportohet se nuk do të ketë asnjë kundërshtim nga ekipet tjera për t’ia dhënë titullin e këtij sezoni Liverpoolit.