Liverpooli zbulon fanellat e reja
Pasi u shpall kampion i Premierligës për herë të parë në histori dhe kampion i Anglisë për herë të parë në 30 vjet, Liverpooli do ta festojë statusin si kampion në fuqi me një fanellë të re me Nike.
Liverpooli e ka zbuluar fanellën e re për sezonin 2020/21, e cila vjen më ndryshe sesa të kaluarat pasi që klubi anglez e ka ndërruar edhe sponsorin, duke kaluar te Nike nga Neë Balance.
“Fanella e nderon të kaluarën, ndërsa e përcakton dizajnin edhe për koleksionet e së ardhmes”, thuhet në njoftimin e Nike lidhur me ngjyrat e përzgjedhur për fanellë.
I lumtur me ndërrimin e sponsorit, qendërmbrojtësi Van Dijk tha se do të jetë e veçantë të dalë në fushë si kampion sezonin e ardhshëm me këtë fanellë.
“Unë kam qenë pjesë e familjes Nike që gjashtë vjet dhe ne e kemi një marrëdhënie të mrekullueshme. Jam i njohur me cilësinë e dizajneve dhe inovacioneve të tyre. Të dal në fushë si kampion sezonin e ardhshëm me këtë fanellë do të jetë e veçantë”, u shpreh Van Dijk.
Liverpooli besohet se do të presë pak ditë para se t’i publikojë edhe dy fanellat e tjera për sezonin e ardhshëm.
THE. WAIT. IS. OVER. 🙌
Our new 2020/21 @NikeFootball home kit 🔴 #TellUsNever
— Liverpool FC (Premier League Champions 🏆) (@LFC) August 1, 2020