Liverpooli kryeson i pamposhtur në Premier League
Liverpooli kryeson i pamposhtur në Premier League, por a do të jetë ky viti i Liverpoolit dhe ky ekipi i Kloppit, i cili do ta fitojë titullin pas 28 vitesh pritet ta shohim në fund të sezonit.
Jo vetëm që nuk e njeh humbjen gjatë këtij kampionati që kanë kaluar 16 takime në ligën angleze, por Liverpooli është ai i cili edhe e mori renditjen ne tabelën e klasifikimit të ligës.
Një pikë është para Manchester City, i cili sot humbi nga Chelsea dhe pritet një luftë e vërtetë deri në fund të kampionatit sa i përket titullit mes këtyre dy ekipeve, të cilat konsiderohen deri më tash më seriozet në Premiership.
Përveç fitores së lartë që sot “Redsat” e arritën, ishte Mohamed Salah ai që shkëlqeu me një hat-trick, duke e barazuar me këto gola Aubameyang në renditjen e golashënuesve në Premier League.
Që nga formati i ri i ligës angleze prej viti 1992 Liverpool nuk ka arritur ta fitojë asnjë titull në kampionatin anglezë, të cilët në vitrinat e tyre kanë 18 tituj të kësaj lige, kurse rekordin për më së shumti tituj në ligë e mban Manchester United me 20 gjithsej/FaktePlus