Liverpool s’njeh kundërshtarë, mposhtë Leicesterin
Liverpool nuk ka dështuar që të shënoi fitoren e tetë me radhë edhe pse pati punë të vështirë kundër Leicester City ku kanë ituar me rezultat 2-1. Mane ishte realizator i golit të parë por që këtë epërsi të Liverpool e shkriu Maddison në minutën e 80-të.
Hero i këtij tre pikëshi ishte James Milner që shënoi nga penalltia në minutat shtesë takimit
Liverpool nuk ka të ndalur pasi që ka arritur fitoren e tetë me radhë kundër Leicester në Premier Ligë.
Kjo është fitorja e tetë me radhë e Liverpool këtë sezon pasi që për tetë xhiro ka arritur tetë fitore në Premier Ligë.
Në pjesën e parë ishin Liverpooli që ka shënuar me Mane.
Ishte një kundërsulm klasik në minutën e 40 ku James Milner bën një asist përfekt për Mane i cili nuk e ka problem që të shënoi golin e parë.
Me rezultat minimal përmbyllet edhe pjesa e parë.
Liverpool synon të shënojë golin e dytë të sigurisë por edhe Leicester ka shanset e veta dhe ata arrin te goli në minutën e 80 barazon James Maddison.
Por, kur u mendua që pesa e parë do të përmbyllet me barazim për Liverpool u akordua penallti të cilën në gol e shndërroi në minutat shtesë te takimit.
Pas kësaj fitoreje Liverpool prin në Premier Ligë me 24 pikë nga tetë ndeshje të zhvilluara.