Liverpool prezanton fanellat e reja për sezonin 2019-20
Klubi i famshëm anglez Liverpool, ka prezantuar fanellat e reja të cilat do t’i bartë si vendas në sezonin e ardhshëm 2019-2020.
Kompania e cila tash e disa vite prodhon fanellat e The Reds, New Balance, është viti i fundit që do të bashkëpunoi me Liverpoolin, pasi nga viti i ardhshëm pritet të nënshkruhet një kontratë mes Liverpoolit dhe kompanisë Nike nga sezoni 2020-21.
Fanellat e sezonit të ardhshëm do të jenë më pak ndryshime nga ato që ka bartur këtë sezon skuadra e Jurgen Klopp. /FaktePlus