Liverpool dhe Tottenham sigurojnë gjysmëfinalet
Liverpooli arriti të deklasojë me rezultat edhe në lojën e dytë Porton, transmeton FaktePlus
Në takimin e parë e kishte mposhtur 2 me 0, kurse në takimin e kthimite deklasoi me rezultat të thellë prej 4 me 1, me rezultat të përgjithshëm 6 me 1 për “Redsat”, të cilët do të takohen me Barcelonën në gjysmëfinale.
Në takimin tjetër mes Manchester City dhe Totttenham u zhvillua një ndeshje dramatike dhe me plotë kthesa e gola. Kur mendohej se City do të kalojë në gjysmëfinale paraqitej Tottenham në fushë dhe shuante shpresat e “Qytetarëve”.
Në këtë takim u shënuan 7 gola, të cilin e fitoi City me rezultat prej 4 me 3, por nuk i mjaftoi për t’u kualifikuar me tutje në saje të golit mysafir të shënuar nga Tottenham në takimin e parë.
Tottenham i cili bëri befasi, duke e mpushtur City-in i cili ishte favorit, ashtu si Ajaxi që eliminoi Juventusin do të takohen në gjysmëfinalen tjetër të Ligës së Kampionëve./FaktePlus