Lituania sot voton për president të ri
Qytetarët e Lituanisë sot janë duke votuar në raundin e parë të zgjedhjet presidenciale.
Në listë për president janë nëntë kandidatë, sipas sondazheve tre prej tyre janë më favorit se të tjerët për të fituar si ish-ministrja e Financave, Ingrida Simonyta, kryeministri aktual, Saulius Skvernelis dhe ish-ekonomisti Gitanas Nauseda.
Këta kandidatë do të marrin vendin e presidentes së tanishme, Dalia Grybauskaite, e cila për dy mandate ka qenë në këtë pozitë dhe më nuk mundet të kandidojë.
Zgjedhjet e raundit të dytë do të mbahen më 26 maj, nëse asnjëri prej kandidatëve nuk arrin të fitojë më shumë se 50% të votave.