‘Lista e prokurorit dezertor Blakaj, e ngjajshme me listën e përgatitur nga UDB-ja’
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së Ahmet Isufi e ka quajtur dezertor të drejtësisë, ish-prokurorin Elez Blakaj. Ky i fundit dha dorëheqja nga puna në Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe aktualisht ndodhet në SHBA.
Sipas nënkryetarit të AAK’së, lista e publikuar me emrat e veteranëve të rrejshëm ngjason me listë të përgatitur nga UDB’ja.
“Mbane kokën lartë gjithmonë veteranē të lirisë. Lista e Elez Blakajt, prokurorit dezertor të drejtësisë, më gjasoi më shumë me listën e përgaditur nga UDB-ja e regjimit të Millosheviqit. Shumica e ‘veteranëve manipulues’ e të cilët i njoh kanë qenë edhe në listat e hartuara nga Millosheviqi sepse ishin patriotët dhe luftëtarët më të devotshëm të çlirimit të atdheut.
Isufi thotë se Lista të tilla kanë bërë dhe bëjnë vetëm ata që nuk kanë guximin qytetarë ti dalin zot profesionit, popullit dhe atdheut të vet.
“Kur e pashë emrin e Rexhep Maksut Veselit (Fisit) u çudita pse nuk ishte edhe emri im sepse kemi qenë të akuzuar nga Prokuroria e Vranjës, për gjoja krime lufte. E mora vetëm këtë shembull për të treguar se u ndjeva i irituar edhe për të gjithë juve që gjendeni në kë listë . Bashkëluftëtarë e veteranë, ju nuk keni luftuar as për famë as për benificione por, as nuk keni luftuar për një ‘drejtësi’ të padrejtë që fyen dinjitetin tuaj. Ky dezeror dhe ky manipulues i drejtësisë iku nga atdheu dhe la turpin prapa. Lista të tilla kanë bërë dhe bëjnë vetëm ata që nuk kanë guximin qytetarë ti dalin zot profesionit, popullit dhe atdheut të vet. Turpi i mbuloftë të gjithë ata që fyejnë vlerën më të shenjtë të lirisë-UÇK-në”.