Lirohet Xhabir Zharku
Avokati kosovar, Tomë Gashi, përmes një postimi të bërë në llogarinë Facebook, ka konfirmuar lajmin për lirimin e ish-kryetarit të Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku.
Kujtojmë, që Zharku u lirua pas gati 6 muajsh nga burgu.
Ai ishte arrestuar në dhjetor të vitit të kaluar nën dyshimin se i njëjti kishte keqpërdorur detyrën zyrtare në vitin 2010.
Derisa burime të Indeksonline mësojnë që për lirimin e tij me kusht janë dhënë 100 mijë euro, derisa i është konfiskuar edhe pasaporta suedeze.