Lirohet nga paraburgimi kërcënuesi i Albin Kurtit
Rasim Hoti, avokati i Haxhi Hotit, i akuzuar për kërcënimin ndaj liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë të ditur se klienti i tij është liruar nga paraburgimi.
Ai e ka quajtur këtë si vendim të drejtë dhe të duhur.
“I drejtë dhe i bazuar në ligj Vendimi i datës 23.01.2020, me të cilin i është ndërprerë masa e paraburgimit të mbrojturit tim Haxhi Hoti!”, ka shkruar ai.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është intervistuar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës në lidhje me kërcënimin me jetë që i është bërë nga anëtari i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti.
Haxhi Hoti në fund të dhjetorit 2019 në rrjete sociale bëri një postim i cili i kushtoi me arrestim dhe paraburgim.
“Albin Kurti i ika 2 rrugë: ose ta lëshojë Kosovën ose të vritet”, kishte shkruar Hoti në profilin e tij në Facebook të cilin e kishte fshirë më pas me arsyetimin se ka ndodhur gabim teknik.