Lirohet nga detyra kryeshefi i KOSTT-it, Mustafë Hasani
Bordi i Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT), ka liruar nga detyra kryeshefin e saj, Mustafë Hasani.
Lajmin e ka konfirmuar Hasani për Gazetën Sinjali, i cili ka thënë se një gjë e tillë është bërë pas kërkesës së tij.
“Mund ta konfirmoj. E kam bërë një kërkesë për lirim nga detyra dhe bordi e ka aprovu”, tha Hasani për Sinjalin.
Hasani nuk dha më shumë detaje, se cila është arsyeja e kësaj kërkese.