Lirohet i dyshuari për sulmin në Lyon të Francës
Policia në Francë ka liruar një të dyshuar i cili kap dje nën dyshimin se ka qëlluar me armë një prift ortodoks gjatë kohës sa i njëjti po e mbyllte kishën.
Zyrtarët thanë se nuk kanë gjetur prova që e dëshmon fajësinë e tij, derisa fajtori është ende në arratisje, shkruan BBC.
Sulmi ka ndodhur të shtunën, derisa prifti ka ende probleme shëndetësore mjaft serioze.
Ndërkohë që hetimet janë hapur, është lënë e hapur edhe mundësia e kryerjes së veprës për motive personale.