Lirohet ariu që kishte ngecur në telat gjemborë në Kusar të Gjakovës
Është liruar ariu nga telat gjemborë në të cilat kishte ngecur.
Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Nysret Xhurkaj.
Xhurkaj tha se ariu është liruar përmes përdorimit të anestezionit.
“Ju njoftojmë se lidhur me informatën e poshtëshënuar në vendin e ngjarjes rreth orës 16:20 ka arritur ekipi i veterinarëve të kontraktuar nga Ministria e Ambientit, të cilët kanë bërë lirimin e ariut përmes përdorimit të anestezionit dhe rreth orës 17:15. Ariu pasi që është këndellur është larguar në drejtim të pyllit”.