Lirohen nga burgu turistët që e rrahën truprojën e Dan Bilzerian, kushti që i vendosi ishulli luksoz
Turistët që u vunë në pranga për rrahjen brutale ndaj truprojës së Dan Bilzerian në ishullin Mykonos të Greqisë janë liruar nga burgu por me kushtin që të largohen nga vendi.
Ndërkohë, truproja është ende i shtruar në spital në gjendje kritike për jetën. Njëri nga dy avokatët që e përfaqëson tha për protothema.gr se ai përballet me një problem serioz me shikimin e tij nga goditjet e forta që ai mori në kokë me grushte, shkelma dhe gurë.
Nikos Aravantinos u sulmua para disa ditësh nga një grup turistësh francezë dhe algjerianë. Ai i ka treguar me detaje policisë se çfarë ka ndodhur atë ditë dhe rolin e tij si një roje sigurie por edhe aksioner i hotelit ku po qëndronin turistët.
Grupi i turistëve kishin shkuar për të darkuar në një restorant por rreth orës 4 të mëngjesit dhe recepsionisti kishte njoftuar truprojën pas zhurmës që po shkaktonin turistët.
Me ndërhyrjen e Nikos turistët të cilët kishin pirë e ishin dehur nisën ta sulmonin duke e goditur me sende të forta.
Truproja mori shumë goditje në kokë dhe fytyrë dhe kur policia shkoi në vendngjarje e gjeti të mbuluar në gjak. Kur ai shkoi në spital mjekët i konstatuan dëmtime të shumta në fytyrë, nofull dhe kokë. Ndërsa vetë truproja tha: “Jam me fat që jam gjallë. Më goditën me gurë të mëdhenj.”