Lind në Kinikën e Gjinekologjisë shtatzëna që rezultoi pozitive me COVID-19
Njëra nga shtatzënat e infektuara me Koronavirus, ka kryer sot lindjen me prerje cezariane në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Nëna është mirë ka lind një djalë, dy lindjet e para kanë qenë me operacion. Shtatzëna ka qëndruar 17 ditë në Klinikën Infektive për tu trajtuar nga virusi, pas dy javësh ka dalur negative dhe sot e ka përfunduar lindjen me operacion. Nëna dhe beba janë mirë” -thotë një burim i Sinjalit brenda Klinikës së Gjinekologjisë.
Sipas burimeve të Sinjalit tashmë pritet që të testohet edhe fëmija i sapolindur. Deri më tani në nivel të vendit të gjitha shtatzënat e infektuara e kanë tejkaluar sëmundjen përveç një rasti që ka përfunduar me vdekje në Klinikën Infektive