Linçimeve të LDK-së në rrjetet sociale, VV mohon se qëndron prapa tyre
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar se qëndron prapa thirrjeve që të lincohet Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes disa mesazheve të dëguara që janë shpërndarë edhe në rrjete sociale.
Në një përgjigje nga LVV-ja kanë deklaruar se kërkesat e tyrë i bëjnë publike e se reagojnë përmes zyrtarëve e deputetëve të saj.
“Lëvizja Vetëvendosje qëndrimet dhe kërkesat i ka publike dhe reagon përmes zyrtarëve e deputetëve të saj, hapur. Në këtë drejtim Lëvizja nuk qëndron prapa SMS dhe thirrjeve të tilla. Ato janë shpikje e dikujt që tenton të zhvendosë fajin. Ne nuk qëndrojmë prapa tyre”, kanë deklaruar nga Vetëvendosje.
Ishte, ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova, që sot ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook, një mesazh në të cilin dërguesi po kërkon që të përkrahet Albin Kurti, ndërsa të fyhet Lidhja Demokrastike e Kosovës
“Përkrahne Albinin, hini në faqe like&share. Fyni e shani LDK-në kishe jem votus tuaj po tash dolëm në VV. Ma shumë se kurr kem nevojë mu aktivizu ne cdo profil qe mundeni”, shkruhet në këtë mesazh për të cilin Rugova e ka akuzuar Vetëvendosjen.