Limani për veprimet e fundit të Kurtit: Kryeministri ose është nervoz ose ka ndonjë plan që ne nuk e dimë
Analisti Mufail Limani ka folur rreth veprimeve të fundit të keyeministrit Albin Kurti pasi qeveria e tij u shkarkua me 82 vota në Kuvendin e Kosovës.
Limani nuk arsyeton shkarkimet e fundit të kryeministrit, përfshirë shkarkimin e njëzëvendësministri ditën e sotme.
“Kurti ose është nervoz ose ka ndonjë plan që ne nuk e dimë”, tha Limani në T7.
Ai mendon se në rrethanat aktuale në të cilat ndodhet Kosova, është e pamundur shkuarja në zgjedhje.
Zgjedhje të reja po kërkon vetëm Vetëvendosje, e cila fitoi zgjedhjet e kaluara më 6 tetor.
“Është jashtë arsyes dhe Kushtetutës të thirren njerëzit në zgjedhje në një kohë pandemie të shpallur nga OBSH”, theksoi ai.