Limaj tregon se kur hiqet taksa
Kryetari i Nisma SocialDemokrate Fatmir Limaj njëherit edhe kandidat për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR në Debat Plus, foli edhe për taksën e vënë ndaj Serbisë.
Limaj tha se Kosova duhet ta heq tarifën në momentin kur të hiqen arsyet.
“Ne kërkojmë dialog për taksën, në momentin kur është fut taksa Qeveria ka pas qëndrim politik. Taksa hiqet kur pushojnë arsyet. Arsyet ekonomike, politike nëse Servia është e gatshme për këto arsye, atëherë duhet të zhbllokohet dialogu. Ne kemi pasë disa kërkesa dhe Serbia ka qenë e gatshme ti mbush kërkesat ekonomike dhe politike, edhe një Zotim i saj për mos me pengu Kosovën, pak a shumë kemi pas sinjale. Qëndrimi i Kosovës ka avancuar nga ajo që kur të pushojnë aryset të hiqët taksat, ka shkuar dhe është bërë kusht, taksa hiqet për njohje. Atëherë pse të ketë dialog? S’ka dialog. Pozicioni i Kosovës është më keq se çka kaqenë, kemi bllokadë në vend, kemi pasë kërkesa nga partnerët ndërkombëtar.