Limaj tregon se çfarë do të bëhet me postin e mandatarit
Kryetari i Nismës Socialdmeokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se partia që ai e drejton dëshiron që të respektohet pikë për pikë të gjitha nenet e Kushtetutës për çështjen e mandatarit për kryeministër. Ai ka thënë se duhet të respektohet edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila ka fol për gjendjen e tillë.
Lideri i Nismës ka folur edhe për takimet që partitë kanë zhvilluar me presidentin e vendit.
“Presidenti na ka ftuar për të parë vullnetin tonë se a jemi për zgjedhje apo jemi për një zgjidhje tjetër. Konsultimi është obligim. Nuk mundet presidenti me shpall zgjedhje pa vullnetin politik të shumicës së deputetëve. 82 deputetë nuk janë për zgjedhje, por për formimin e një qeverie të re. Presim tani sipas rrugës kushtetuese të kalohet në fazën tjetër”, ka thënë Limaj.
Nisma, ai ka thënë se do të jap kontributin që mundëson formimin e një qeverie, por ka thënë se hapat kushtetues duhet respektohen.
Limaj ka folur edhe për takimet me Isa Mustafën ku ka thënë se kanë biseduar për nevojën qe vendi të ketë një qeveri të re me mandate të plotë.
“LDK e ka bërë një hap tutje, edhe ne do ta bëjmë të njëjtën gjë. Kur të kemi diçka serioze do të konsultojmë. Jemi të gatshëm të bashkëqeverisim një subjekt si LDK. Por është herët për të fol për atë temë. Jo vetëm në këtë situatë por edhe në rrethana tjera, ka qenë opinion i njohur se mund të qeverisim me LDK-në”, ka shtuar Limaj.
Më tutje, ai ka thënë se në njërën anë kemi përplasje president-kryeministër, ndërsa në anën tjetër, kërkesat e kryeministrit janë për ta fuqizuar presidentin.
“Duke i kërkuar presidentit të zbatoj nenin 82.2 është me i dhanë super kompetenca presidentit. Këtë e bën për interesin momental. Ai po thotë shpërndaje Kuvendin pa e pyet. Në sistemet parlamentare nuk ka shans presidenti me pas atë kompetence”, ka theksuar Limaj.