Limaj: Situata me COVID 19 është më keq sesa prezantohet
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë sot se duhet të bëhen sa më shumë teste për të kuptuar gjendjen reale me koronavirusin.
Limaj ka thënë se rezultati që prezantohet nga institucionet e Kosovës nuk është real.
“Me shumë teste, situata është me keq sesa prezantohet. Ne duhet jem koshient se ka raste edhe më shumë, por fatkeqësisht nuk janë bërë teste”, ka thënë Limaj në Frontal.
Gjatë kësaj bisede Limaj ka kritikuar qeverinë që sipas tij ka vepruar me vonesë.
“Një muaj qeveria nuk ka lëviz nga Prishtina, u ka mjaftuar video mesazhe dhe konferenca”, ka thënë Limaj.