Limaj: Për 20 ditë qeverisje Kurti i gjuajti në bërllog kauzat e rrejshme
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se sot qeverinë e Kosovës, e drejton një parti opzitare, e cila ka ardhur në pushtet me kauza të rrejshme.
Kreu i Nismës në shënimin e 6 vjeotrit të partisë që drejton ka thënë se vetem 20 ditë pas ardhjes në pushtet Kurti harroi të gjitha kauzat.
Ka thënë se ai ka ardhur në pushtet përmes mashtrimit, shpifjeve, kauzave të rrejshme.
“E patë dje cka ndodhi, As takes as reciprocitet. Dallimi i Albinit me kryeministrin është i madh. Ai është një mashtrues”, ka thënë Limaj.
Më tutje, Limaj ka ftuar partitë opozitare të bashkëpunojnë e të koordinohen për një opozite aktive e me argumente. Por, ka thënë se Nisma nuk bën opozite me kalkulime dhe se kjo parti nuk i bën opozitë shtetit të Kosovës.
Ish zv-kryeministri i Kosovës ka thënë se koha ka dëshmuar se vendimi për të pasur një subjekt socialdemokrat në skenën politike ka qenë i drejtë.
“Është i qartë impakti që ka pas kjo forcë tash e 6 vite. Ne u ofruam për të dhënë ide e vision politik dhe për të prodhuar ide politike që do t’i sherbenin vendit. Nisma për këto 6 vite pavarësisht fuqise se saj politike ka pasur një impakt të jashtëzakonshëm në proceset politike të vendit. Sot kur jemi në këtu Nisma ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm për të ndale shumë të këqija për t’i dhënë mundësi e shpresë gjerave të mira për vendin”, ka theksuar Limaj.
“Kjo frymë politike e konstruktive na ka përcjellur që nga themelimi edhe kur kemi qenë pozitë e opzoitë. Kjo frymë në shërbim të vendit na ka udhëhequr për këto gjashtë vite. Ne kemi vënë interesin nacioanl para atij shtetëror. Platforma jonë ka qenë në vazhdimësi e kujdesshme duke qenë të fortë në qëndrime e të pazhurmshëm”, ka shtuar Limaj.
Limaj ka thënë se ka ardhur koha që Nisma të avancon organizimin e strukturimin e vet. “Ka ardhur koha një riorganizim të fuqishëm të këtij subjekti. Në sherbim të kërkesave të kohës. Ka ardhur koha ta freskojmë e riorganizojmë subjektin tonë politikë. Kjo është ajo që e presin votuesit tanë”, ka thënë ai.
“Është mision i ynë kombëtar të mos bëhemi pjesë të kampanjave që nuk i sherbejne Kosovës. Apeli im për krejt bashkëluftetaret e mi është të shmangen përplasjeve që nuk i sherbëjnë vendit. Qytetarët na kanë dhënë statusin opozitarë dhe ne respektojme vullnetin e qytetarëve. Misioni ynë është të punojmë fuqishëm të angazhohemi në cdo vend ku punojmë e jetojmë me i sherby vendit tonë. Me qendru fort e me zberthy cdo të keqe qe i vjen vendit. Me bërë opozitë ashtu sic na ka hije me argument. Sot Nisma ka nevoje për njerëz të cilët janë të gatshëm me luajtë këtë mision. Na presin punë të mëdha. S’ka punë më të madhe se sa me i parandalu gaibimet e të këqijat që mund t’i sjellin vendit ata që po e drejtojnë”, ka përfunduar Limaj./FaktePlus