Limaj nga Gjakova: Bashkë për shtetin edhe kur kemi dallime e mospajtime
Nisma Socialdemokrate ka mbajtur sot tubim në Gjakovë, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 6 tetorit.
Kandidati për kryeministër Fatmir Limaj bëri thirrje për mbështetje për koalicionin Nisma-AKR-PD dhe për projektin e tyre ‘Bashkë për Shtetin’.
“Bashkë për shtetin duam që edhe me kundërshtarët politik të gjejmë gjuhën e komunikimit dhe të bashkëpunimit për temat nacionale. Bashkë për shtetin nënkupton edhe kur kemi dallime me qenë bashkë për shtetin, nënkupton edhe kur nuk pajtohemi me qenë në tavolinë bashkë për shtetin”.
“Bashkë për shtetin nuk është vetëm një njeri, kurrë nuk e ka bërë shtetin vetëm një njeri, kurrë nuk e ka mbrojt as s’do e mbrojë Kosovën vetëm një njeri. Ne e mbrojmë bashkë, të gjithë bashkë”.
“Thirrja jone është ndryshe, ne kemi nevojë edhe për ta, pa ata s’mund ta bëjmë. Ne kemi nevojë për kundërshtarët politik”.
Limaj gjithashtu vlerësoi lart kontributin dhe veprimtarinë e Bekim Brestovcit dhe Azem Maksutajt gjatë fjalimit të tij në këtë tubim.