Limaj në Prizren: Me ne fiton vlera e UÇK- së
Kandidati për kryeministër, Fatmir Limaj në një bashkëbisedimne Tusuz të Prizrenit ka folur për UÇK- në dhe vlerat e saj.
Ai ka thënë që me fitoren e Nismës do të fitojë zëri dhe vlera e UÇK- së.
Limaj ka kërkar nga bashkëluftëtarët e kësaj zone që t’i bashkohen projektit të Nismës për mbrojtjen e vlerave kombëtare.
“Kërkova nga bashkëluftëtarë e veprimtarë të devotshëm të kësaj zone për tu bashkuar krah projektit tonë per mbrojtjen e vlerave kombëtare.”, ka thënë Limaj.
Ai ka thënë që vlerat e UÇK- së po keqpërdoren për vota.
“Vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ne i ndjejmë, jetojmë me to, prandaj edhe po i mbrojmë, ndërsa disa të tjerë që asgjë nuk i lidhë me këtë pjesë të historisë sonë të lavdishme, fatkeqësisht po i përdorin e keqpërdorin për vota.”, ka thënë ai./FaktePlus/