Limaj kritikon Kurtin, Thaçin e Osmanin, pas takimit me Haradinajn
Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur pas mbledhjes që patën në Kuvend të Kosovës me përfaqësues të partive politike.
Ai ka deklaruar se takimi i sotëm ka qenë shprehje e qëndrimeve që janë të njohura nga secila parti.
“Unë shfrytëzova rastin edhe në takim me ju thanë kolegëve çka po shoh sot është ajo çka ka ndodhë para dy viteve, tash është kthy në një situatë edhe më alarmante, një përplasje institucionale, dikur kryeministri me presidentin, ndërsa sot kemi kryeministrin presidentin por edhe kryetarja e Kuvendit, kanë një përplasje institucionale më tepër për protagonizëm se sa për esencë”, ka shtuar ai.
Limaj thotë se në mes të liderëve në vend ka përplasje të egove e se kjo situatë do t’i kushtojë Kosovës.
“Ma tepër ka përplasje të egove të tyres sesa në përmbajtje të shqetësimit për interesin e vendit dhe ne si Nismë ju tham se nuk duam që të marrim pjesë në përplasje të tillë. Dikur jemi munduar me eliminu përplasjen mes kryeministrit dhe presidentit, kjo është po vazhdon. Kjo nuk i shërben vendit. Thjesht sot vendi ynë është me rreziqe për prishje të marrëdhënieve qoftë me BE-në qoftë me Amerikën, arsyeja është një far gare e pakuptimtë për protagonizëm që do ta dëmtojë Kosovën.
As nuk duhet as s’na takon as s’është e meçme me u fut në diskutime mes BE-së dhe Amerikës”, shtoi ai.