Limaj: Kosova ka nevojë për këtë frymë politike që të bëhet urë e interesave kombëtare
Kandidati për kryeministër i koalicionit Nisma-AKR-PD së bashku me ministrin në dorëheqje të Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, ish-deputetë dhe kandidatë për deputetë vizituan strukturat e partisë në komunën e Kamenicës.
Limaj tha se po e nisin nga skajet e Republikës së Kosovës aktivitetin politik.
“Mua më kujtohet dita e themelimit të partisë në Kamenicë, ku shumë njerëz të mirë na u bashkuan në këtë rrugëtim. Kosova kishte nevojë moti për një frymë të tillë politike që të bëhet urë e interesave politike kombëtare.”
Albert Sermaxhaj kryetari i degës së Nismës në Kamenicë tha se Nisma Socialdemokrate do të jetë një faktor i rëndësishëm në këtë komunë.
Ai shtoi se kjo parti do të ofrojë mirëqenie sociale për qytetarët e kësaj komune dhe do t’u mundësojë zhvillim të rinjve përmes programeve të ndryshme praktike
Bilall Sherifi, sekretar i përgjithshëm i Nisma-s tha se deri në ditën e zgjedhjeve do të shkojnë derë më derë për të kërkuar mbështetjen për Fatmir Limajn.
“Për ta çliruar Kosovën janë dashur qindra dëshmorë e martirë, prandaj slogani Bashkë për Shtetin tregon se ne duhet të ecim bashkë.”
“A e keni vrejtë se krejt partitë thojnë hajde ta votojmë këtë për kryeministër se nuk e kena provu kurrë. A ka kohë Kosova me mar njerëz që nuk kanë përvojë me udhëheqë shtetin? Fatmir Limaj është njeri pjesëmarrës i shumë proceseve dhe nuk kemi nevojë të provojmë njerëz që nuk kanë qenë kurrë e të humbim kohë. Ne nuk duhet të ndalemi në asnjë qast së punuari e ta dyfishojmë votën tonë, në mënyrë që Bashkë të punojmë për shtetin.” /FaktePlus