Ligji për kufizimin e abortit nxit reagime dhe protesta nga yjet
Një ligj i ri për abortin në shtetin e Gjeorgjisë ka nxitur thirrjet për një bojkot të Hollywood nga aktorët dhe kompanitë prodhuese.
Aktorët nënshkruan një letër të hapur në mars duke u zotuar të mos punojnë nëse ligji – që ndalon shumicën e aborteve qysh në javën e gjashtë të shtatzënisë – të kalojë.
Gjeorgjia është shteti i fundit që do të miratojë legjislacionin që kufizon abortin.
Aktorja dhe aktivistja e Lëvizjes #MeToo Alyssa Milano, u kërkoi grave të shtunën që të bashkoheshin me të në një grevë të seksit në shenjë proteste.
Postimi i Milanos ka ndarë opinionin e mediave sociale, duke shkaktuar një debat që çoi në trendin e hashtag-ut #SexStrike në Twitter në SHBA.
Our reproductive rights are being erased.
Until women have legal control over our own bodies we just cannot risk pregnancy.
JOIN ME by not having sex until we get bodily autonomy back.
I’m calling for a #SexStrike. Pass it on. pic.twitter.com/uOgN4FKwpg
— Alyssa Milano (@Alyssa_Milano) May 11, 2019