Liderët partiak mbajnë takimin me Presidentin Thaçi, ” WTF? Ku i keni maskat, dorëzat e distancen? “
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot ka mbajtur një takim me gjithë liderët e partive politike në vend.
Por në këtë takim nuk u respektuar asnjë nga masat parandaluese kundër koronavirusit.
Pa e mbajtur distancën, pa doreza dhe pa maska janë parë presidenti dhe të gjithë liderët e tjerë partiak.
Te vendosur maskën e kane pasur lideri i Listës Serbe, Nenad Rashiq dhe Sekretari i PDK-se, Uran Ismaili.
Për këtë ka reaguar Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter.
“Ku i keni maskat, dorëzat e distancen? Unbelievable! Cfare shembulli! E mandej gjendje të jashtëzakonshme”, ka shkruar Ahmeti.
https://twitter.com/ShpendA/status/1252981563815583751?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1252981563815583751&ref_url=https%3A%2F%2Finsajderi.com%2Fpa-maska-e-pa-distance-sociale-lideret-partiak-mbajne-takimin-me-presidentin-thaci%2F