Liburn Aliu godet LDK-në: Ku do të shkoni nëse edhe VV ua mbyll derën
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu në vazhdën e bisedimeve LDK – LV për koalicionin, e ka pyetur partinë e Isa Mustafës se ku do të shkojnë nëse edhe ata ua mbyllin derën.
Aliu përmes një statusi të shkurtë të bërë në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se populli ka votuar për ndryshim.
Tutje, ai thotë se LDK-ja nuk duhet të vazhdojë me lojërat e njëjta.
“Ku do të shkojë LDK-ja nëse ia mbyll derën Lëvizjes? Populli votoi ndryshim, jo lojërat e njëjta”, tha Aliu.
Ka më shumë se tre muaj që LV e LDK nuk po merren vesh për koalicion, ani pse kanë mbajtur dhjetëra takime. Rezultat nuk dha as takimi i fundit me ndërkombëtarët.