Libri i Adem Demaçit në “Bibliotekën e Paqes” në Paris
Një libër i shkruar nga veprimtari Adem Demaçi tash e tutje do të jetë edhe në “Bibliotekën e Paqes” në Paris.
Librin bibliotekës së Parisit ia dhuroi presidenti Hashim Thaçi, i cili Demaçin e quajti Mandela i Evropës, i cili i kaloi 28 vjet në burg si i burgosur politik, i burgosur i ndërgjegjes.
Thaçi shtoi se përkundër vuajtjeve dhe burgut të gjatë, Demaçi e gjeti forcën që të përcillte edhe mesazhe të bashkëpunimit dhe paqes.
“Demaçi e përfaqësoi më së miri vullnetin e Kosovës për të mos u dorëzuar kurrë në betejat për liri e pavarësi, por edhe për pajtim e paqe. Këtë mesazh e përçova edhe unë në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës në Paris, në këtë datë historike”, ka thënë Thaçi.