Lexoni gjashtë fakte interesante për Shën Terezën
Nëna Terezë është emri i cili na përkujton ‘murgeshën e cila ndihmoi të varfrit’. Ka lindur në gusht, 1910, në Maqedoni e sotme , me emrin Agnes Gonxhe Bojaxhiu. Ajo ishte një mbrojtëse e madhe e paqes dhe njerëzimit, ku ishte e përkushtuar tërë jetën e saj në shërbim të të varfërve.
40 vite më parë, më 17 tetor 1979, humanistja më e madhe në botë me origjinë shqiptare, Nënë Tereza, u nderua me Çmimin Nobel për Paqen.
Shën Tereza u largua nga shtëpia e saj në moshën 18 vjeçare dhe u bashkua me Motrat e Loretos në Dublin për t’u bërë murgeshë. Ajo kurrë nuk u pa me familjen e saj gjatë gjithë jetës së saj.
Gazeta Metro ka zgjedhur 6 fakte që ndoshta s’i keni ditur:
- Ajo ishte vetëm 8 vjeç kur babai i saj vdiq. Besohet se ai ishte helmuar nga armiqtë e tij politikë.
- Nënë Tereza u takua më Princeshën Diana në New York gjatë ditëve të saj të fundit. Rastësisht, të dyja vdiqën brenda një javë hapësire mës njëra tjetrës.
- Ajo është votuar si një nga 10 femrat më të admirueshme, 18 herë në jetën e saj.
Në një sondazh vjetor të Gallup-it, amerikanët e votuan atë si një prej 10 femrave më të admirueshme.
- Edhe pse ajo jetoi deri në moshën 87 vjeçare, asnjëherë më në jetë nuk e ka takuar motrën dhe nënën e saj, do të thotë që nga dita kur ajo shkoi në Irlandë.
- Ajo betua si murgeshë në vitin 1931.
- Nëna Terezë është nderuar me shumë çmime gjatë jetës së saj, nga Padma Shri në Indi në vitin 1962 e deri tek Papa Xhon XXlll me çmimin për paqe në vitin 1979. Në Shqipëri është nderuar me medaljen e artë si nderi i kombit në vitin 1994 por çmimi më i famshëm i që ajo e ka fituar është Nobeli në vitin 1979. /FaktePlus