“Lëvizja” tregon se kush e organizoi vrasjen e Qerim Kelmendit
Shoqëria Lëvizja ka reaguar rreth vrasejs së Qerim Kelmendi-“Dema”. Sipas tyre, ky lajm ka shkaktuar dhimbje dhe indinjatë te bashkëveprimtarët dhe bashkëluftëtarët pa dallim.
“Lëvizja” konsideron se vrasja ultra-kriminale e shqiptarit, që ishte një nga pushkët e para çlirimtare, është përgatitur dhe organizuar nga shërbimet sekrete serbe. Pak rëndësi ka kush tërhoqi këmbëzën e armës vrastare e kush i vuri flakën benzinës që dogji trupin e “DEMËS “… Urdhërdhënsi është Beogradi me “celulat” e tij informative e operative në Kosovën shqiptare.
Vrasja e luftëtarit të lirisë, Qerim Kelmendi, është atentat edhe ndaj familjes atdhetare, Kelmendi, ndaj Luftës Çlirimtare për lirinë e Kosovës shqiptare dhe ndaj Republikës së Kosovës. Prandaj, Shoqëria Lëvizja kërkon nga Qeveria e Kosovës dhe nga të gjitha institucionet shtetërore që të marrin të gjitha masat dhe të përdorin të gjitha mjetet kushtetuese e shtetërore për zbulimin e kriminelëve dhe për spastrimin e tokës së Kosovës nga “celulat” e shërbimeve sekrete serbe dhe nga veprimtaria e organizuar kriminale e këtyre shërbimeve.
Shoqëria Lëvizja konsideron se nuk ka detyrë më të rëndësishme dhe më të ngutshme se krijimi i sigurisë dhe mbrojtja e jetës së çdo qytetari të Republikës Shqiptare të Kosovës nga veprimtaria kriminale shtetërore e Serbisë, e veglave të saj dhe e çdo veprimtarie tjetër kriminale dhe antishqiptare në tokën tonë.
Shoqëria Lëvizja i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, u shpreh ngushëllime bashkëveprimtarëve dhe bashkëluftëtarëve të atdhetarit dhe luftëtarit liridashës e përparimdashës, Qerim Kelmendit, dhe mbarë kombit shqiptar!
I përjetshëm kujtimi dhe nderimi për “Demën” tonë! E përjetshme lavdia për Te!
- S. Kërkojmë që Kryetari i Republikës të shpallë ditë zie në Kosovë”, thuhet në njoftim.