Lëvizja “Black Lives Matter”, protestuesit rikujtojnë 1-vjetorin e vrasjes së Breonna Taylor
Në 1-vjetorin e vdekjes së Breonna Taylor, familja e afro-amerikanes së vrarë nga policia vazhdon të bëjë thirrje për drejtësi, teksa qindra protestues u mblodhën në qendrën e qytetin të Luisville me thirrjet “pa drejtësi nuk ka paqe”.
Më pas familjarët e të ndjerës marshuan së bashku me demonstruesit drejt Bashkisë së Qytetit.
“Dua të them që e vlerësoj shumë dashurinë dhe mbështetjen për Breonna Tayjor dhe familjen e saj, veçanërisht këtu dhe në të gjithë botën”, tha njëri prej protestuesve.
26-vjeçarja afro-amerikane humbi jetën 13 marsin e kaluar pasi policia mësyu gabimisht në apartamentin e saj në kërkim të trafikantëve të drogës. Taylor, e cila ndodhej në apartament së bashku me të dashurin e saj u godit 5 herë nga plumbat e forcave të rendit.
Vdekja e Taylor nuk u trajtua shumë publikisht, për shkak edhe të Covid-19, por pas vrasjes së George Floyd dhe dëshmisë së partnerit të saj, Gjykata e Louisville hapi një hetim mbi çështjen.