Lëndohet një punëtor, bie nga kulmi i shtëpisë
Një punëtor ka përfunduar në spital, pasi ka rënë nga kulmi i një shtëpie ku ishte duke kryer disa punime.
Në fakt, ky punëtor ishte duke kryer disa punime në demolimin e një çatie të një shtëpie në Gjakovë kur edhe është rrëzuar e ka pësuar lëndime të rënda.
“Raportohet se dje në orën 13:50, viktima mashkull kosovar përderisa ishte duke kryer disa punime në demolimin e një çatie është rrëzuar nga një lartësi rreth 4 metra, me ç’rast ka pësuar lëndime trupore”, thuhet sot në raportin e Policisë.
Viktima fillimisht është dërguar në spitalin rajonal të Gjakovës e më pas për shkak të lëndimeve ka vazhduar për në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.
Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes dje kanë qëndruar njësitë policore si dhe inspektori i punës.
E pas verifikimit të vendit të ngjarjes, në konsultim me prokurorin në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar pronari i firmës, i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt./FaktePlus