Lëndohet Milot Rashica
Ylli kosovar i Werder Bremenit, Milot Rashica, u detyrua të largohet nga fusha e lojës në minutën e 61-të të ndeshjes kundër Hoffenheimit, pasi që pësoi lëndim.
Sulmuesi i ekipit kombëtar të Kosovës e kishte filluar mjaft mirë ndeshjen mes Hoffenheimit dhe Werder Bremenit, duke e asistuar për mrekulli golin e vetëm në këtë ndeshje.
Megjithatë, pjesa e dytë nuk shkoi edhe aq mirë për Milot Rashicës, i cili u detyrua ta lë ndeshjen në gjysmë për shkak të një lëndimi.
Në minutën e 61-të, kosovari u zëvendësua nga Claudio Pizarro, pasi mori trajtim mjekësor në fushë, transmeton Express
Klubi gjerman ende nuk ka lëshuar asnjë lëndim për gjendjen e futbollistit, mirëpo ata do të shpresojnë që kosovari të jetë në gjendje të luajë të shtunën e ardhshme kundër Leipzigut, në ndeshjen e xhiros së fundit të Bundesligës./FaktePlus