Lëndohet duke luajtur nga rrethojat në një fushë futbolli në Lipjan, dërgohet në QKUK
Një person është lënduar derisa ishte duke luajtur në një fushë të futbollit në Lipjan. Ai është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime nga rrethojat. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:00, ndërsa në vendin e ngjarjes, kanë dal njësit relevante si dhe inspektori i punës, rasti mbetet për hetime të mëtutjeshme.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte duke luajtur futboll, në fushë të futbollit, ai është rrëzuar dhe dyshohet se është lënduar edhe nga rrethoja e rrëzuar e cila i ka shkaktuar lëndime. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes, kanë dal njësit relevante si dhe inspektori i punës, rasti mbetet për hetime të mëtutjeshme”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.