Lëkundjet e tokës vazhdojnë në Shqipëri, lista e tyre nga mbrëmë deri sot në mëngjes
Gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shqipëri janë regjistruar disa lëkundje. IGJEUM ka nxjerr të dhënat dhe nga to shihen lëkundjet që janë regjistruar natën dhe si ka lëvizur magnituda.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit janë regjistruar 5 lëkundje me magnitudë të vogël.
Lëkundja e fundit e regjistruar për datën 9 dhjetor është e ores 05:41 me epiqendër Gjirin e Lalzit, me thellësi 7 km dhe me magnitudë 2.1.
Ndërsa lëkundja me magnitudë më të lartë, 3.9 u regjistrua në orën 05:29 me epiqendër në Shetaj, Kepi i Rodinit dhe thellësi 31 km.