Lekaj: Vetëm Kurti nuk i beson SHBA-së, sepse nuk beson në vlerat demokratike të saj
Por sipas tij, është një njeri që nuk i beson SHBA-së, e ai është ish-kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Lekaj ka theksuar se Kurti nuk beson në vlerat demokratike amerikane, në nuk beson në ekonominë e lirë të tregut, nuk beson në liritë dhe të drejtat e njeriut.
E këto janë tri shtyllat e demokracisë së SHBA-së, ka thënë Lekaj.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Mbrëmë dhe sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës na konfirmuan për të disatën herë se qëndrojnë në përkrahje të plotë pranë popullit të Kosovës dhe sovranitetit të republikës tonë.
Por, ka një njeri që nuk u beson atyre. Ky është ish kryeministri Kurti, sepse ai nuk beson në vlerat demokratike amerikane. Nuk beson në ekonominë e lirë të tregut. Nuk beson në liritë dhe të drejtat e njeriut. Këto tri elemente janë shtyllat e ShBA-ve. Pikërisht në këto tre shtylla ai ka pikëpamje të ndryshme. Ai beson në totalitarizëm, në barazinë e klasave dhe në cungimin e të drejtave themelore. Ai ishte as më shumë e as më pak se një diktator në tentativë, andaj dhe u detyruam që ta heqim.
Sot gjatë ditës kam pyetur veten disa herë çfarë do të ndodhte me Kosovën sikur në procesin e Rambujesë, me Kosovën të udhëheqte zoti Kurti. Me siguri nuk do ta kishim ende lirinë.
Çfarë do të ndodhte me Kosovën sikur në procesin e Dialogut të Vienës edhe aty të ishte zoti Kurti, ai nuk do e pranonte planin e Ahtisarit. Nuk do të kishim as pavarësinë.
As në vitin 1999 as në vitin 2008 e as në vitin 2020 zotit Kurti nuk do ia lemë në dorë raportet e shenjëta Kosovë – Amerikë sepse këto raporte nuk mund t’i udhëheqë një mashtrues konspiraci onist i konfirmuar.