Lekaj premton mbështetje për kërkesat e Odës së Afarizmit të Kosovës
Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës, janë pritur sot nga ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.
“Oda e Afarizmit të Kosovës paraqiti disa kërkesa infrastrukturore të bizneseve të ndryshme që operojnë në vend. Shpreha gatishmërinë time që tu ndihmoj në të gjitha ato zona që janë në kompetencë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit”, ka thënë Lekaj përmes Facebook, transmeton FaktePlus.
“I informova se edhe këtë vit, do tu gjendemi pranë komunave me ndihmë në implementim të projekteve lokale, të cilat do të kenë ndikim pozitiv edhe në mbarëvajtjen e punës së bizneseve dhe prodhuesve”, ka shkruar Lekaj. /FaktePlus