Leicesteri u interesua për Eriksen, por paga e lojtarit shkaktoi probleme
Sipas Telegraph, ish fituesi i Premierligës ishte i interesuar për danezin.
Sidoqoftë, kur mësuan se Eriksen fiton 300 mijë euro në javë dhe Interi nuk do paguajë as gjysmën, atëherë Leicesteri u largua nga gara.
Eriksen është i lidhur me rikthimin në Premierligë dhe është i mundur edhe kthimi në Tottenham, skuadër që u largua para një viti për vetëm 20 milionë euro.
Interi preferon shitjen, por nuk kanë gjetur asnjë klub që do ta paguajë vlerën e kërkuar.