Leicester do që ta mbajë Tielemans
Trajneri i Leicester City-t, Brendan Rogers, i ka thënë bordit drejtues të klubit se dëshiron që ta sigurojë një marrëveshje për Youri Tielemans sa më shpejt që është e mundur, sipas The Star.
22 vjeçari i cili është huazuar te ish-kampioni anglez nga Monaco, ka ngjallur interesimin e klubeve si Tottenham Hotspur, Manchester United dhe Arsenali.
Prandaj, Leicester ka hapuar bisedimet për mesfushorin belg i cili vlerësohet të kushtojë 40 milionë funte.
Sidoqoftë, vetë lojtari ka thënë se për momentin nuk ka asgjë të re, dhe se ai pret të kthehet te Monaco gjatë verës.