Lei Kraja “thyen” karantinën me bikini
Moderatorja e sportit, Lei Kraja, ka shijuar në maksimum karantinën, pasi shpesh ajo e ka thyer atë duke postuar foto me bikini nga arratisjet në breg të detit, te hotelet luksoze ku ka ndaluar për të pozuar me rroba banje.
Modelja Lei ka lindur dhe jetuar për shumë vite në Kaliforni, por rikthimi në Shqipëri i dha mundësinë të eksploronte një tjetër pasion të saj, pra gazetarinë sportive.
Ajo prezanton në Digitalb, ndërkohë që është shumë e njohur edhe në rrjetet sociale, ku shpeshherë poston foto duke dhënë idenë se jeta e saj është një aventurë e bukur.
Lei mundohet të përfitojë nga koha e bukur me diell për të marrë sadopak rreze, duke postuar edhe fotot e momenteve të relaksit në “Instagram”.
Ajo ndodhej në ambientet e një hoteli luksoz dhe në breg të detit, që do të thotë se karta e gazetarit i ka dhënë lirshmërinë ta shijojë natyrën dhe jetën edhe në ditë karantine.