LDK: Protesta e VV-së është ndikim mbi Gjykatën Kushtetuese
Naser Rugova nga LDK thotë se protesta e LVV-së paraqet rrezik për shëndetin publik.
“Kjo është anarki, kjo paraqet rrezik për shëndetin publik. Ky veprim politik është i papërgjegjshëm dhe rrezikon shëndetin e qytetarëve ne jemi në kohë pandemie dhe kjo nuk përkon me rekomandimet e Institutit të shëndetit publik. Kjo protestë edhe ka ndikim të drejtpërdrejtë në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Naser Rugova në T7.
Rugova ka thënë se duhet të mos rrezikohet shëndeti publik e as të mos prishet imazhi i vendit.
“LDK nuk oshtë patericë e askujt e aq me pak e Thaçit. Kjo është propagand e mendësisë majtiste të kuqe. Ne nuk merremi as me Albin Kurtin e as me Hashim Thacin të cilët për protagonizëm po e mbysin imazhin e vendit. Ne duhet të marrim masa konkrete me vizion të qartë dhe ta ngritim reputacionin e shkatërruar që ia bëri kjo qeveri. LDK kurrë nuk iu nënshtrohet presioneve konfrom statutit të partisë. Ne i dërgojmë mesazh të qartë Albin Kurtit, Hashim Thacit, openionistëve dhe qarqeve mediale se LDK nuk mund të rrëzohet. Ne do të rindërtojmë këtë shtet që Albin Kurti e shkatërroj për 50 ditë”, ka thënë Rugova.