LDK nesër e zgjedh kandidatin për Kryetar të Podujevës
Nesër do të vendoset se kush do të jetë kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i kësaj komune, Nexhmi Rudari.
Rudari ka thënë se nesër do të mblidhen për të vendosur për emrin e kandidatit për të parin e komunës. Deri tani, thotë se nuk ka asnjë emër që është përmendur për këtë pozitë.
“Deri tash nuk është fol për asnjë emër të përveqëm. Nesër kanë me u mbledh kryetarët e nëndegëve, edhe vendoset se kush do të jetë kandidat”, ka thënë Rudari për Express.
Mësohet se tashmë është vendosur që Rudari të jetë kandidat i kësaj partie, ndonëse ky e ka mohuar.
Ndryshe, Podujeva do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, pas emërimit të Agim Veliut, në pozitën e Ministrit të Punëve të Brendshme.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vendosur që zgjedhjet në këtë komunë të mbahen me 15 mars 2020./FaktePlus