LDK-ja zgjedh kryesinë e re
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e ka zgjedhur kryesinë e re prej 31 anëtarëve. Këtë e ka bërë të ditur kreu i LDK-së Isa Mustafa pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm.
Gjithashtu, siç raportohet, Mustafa ka thënë se në këtë takim janë analizuar edhe zgjedhjet e kaluara në të cilat ka pasur rënie kjo parti, përfshirë zgjedhjet lokale dhe ato të përgjithshme.
Po ashtu, në këtë mbledhje Mustafa ka thënë se është diskutuar edhe për koalicionet e asaj po dhe humbjet që i janë shkaktuar në numër të votave dhe të deputetëve.