LDK-ja në Suharekë: Domosdoshmërisht të jetësohet koalicioni qeverisës VV-LDK
Dega e LDK-së në Suharekë vlerëson se është e nevojshmë që sa më parë të formohet Qeveria mes LDK-së dhe VV-së.
Kryesia e kësaj partie në qytetin e Suharekës, në një mbledhje të mbajtur, kanë vlerësuar se çdo vonesë në krijimin e këtij koalicioni, është e dëmshme për vendin.
“Çdo vonesë apo dështim i këtij koalicioni është i dëmshëm për vendin dhe kundër vullnetit të qytetarëve të shprehur me votën e tyre në zgjedhjet e 6 tetorit dhe njëherit kërkon nga lidershipi i këtyre dy subjekteve që sa më parë të arrihet koalicioni i shumkërkuar nga qytetarët”, thuhet në njoftim.