Lazio e prezanton Sarrin në mënyrë të veçantë
09/06/2021, 13:12
Maurizio Sarri ka nënshkruar zyrtarisht kontratë me Lazion. Fabrizio Romano raporton se trajneri italian ka nënshkruar kontratë për 2 vite.
Lazio ka gjetur një mënyrë të veçantë për t’ua prezantuar tifozëve trajnerin, duke postuar një cigare.
Sarri ndryshe njihet si konsumues i madh i duhanit.