Laura Fazliu fiton medalje botërore në shtetin që s’e ka njohur Kosovën
Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin botëror për junior në shtetin që nuk e ka njohur Kosovën, Maroko.
Ajo në garë për medaljen e bronztë mposhti çeken, Renata Zachovan me ippon.
Fillimisht, në repesazh, Fazliu kishte mposhtur gjermanen Annabelle Winzig, shkruan Indeksonline.
Ajo u mposht në çerekfinale nga Anja Obradoviq, që i pamundësoi të luftonte për medalje të artë dhe argjendtë.